Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pagat që u janë ekzekutuar sot mësimdhënësve janë paradhënie për muajin shtator.
Nagavci, tha se po ashtu këto pagesa janë paradhënie për punën që do të bëjnë mësimdhënësit ditëve në vijim.
“Mjetet e paguara sot janë bërë si paradhënie për muajin shtator. Pra për punën që do të realizohet gjatë ditëve në vijim”.
“Humbjet kanë qenë të mëdha, komunat kanë miratuar listat dhe Ministria ka përpiluar planin për ndarjen me urgjencë të mjeteve” tha Nagavci.
Nagavci, mes tjerash, tha se mësimi i humbur do të kompenzohet me tetë të shtuna mësim me gjithsej dy të shtuna mësim në muaj.