Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ekstradimit të 33-vjeçarit nga Kosova, Liridon Masurica, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën dyshimin për krime online.
Haxhiu ka thënë se kjo është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis.
“Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është vetëm një rezultat nga hapat që po ndërmarrim për të dëshmuar se Kosova është një vend ku krimi nuk gjenë strehim”, ka shkruar Haxhiu.
















