Ekspozoi armën në rrjete sociale: Policia kap të dyshuarin në Vushtrri

E publikuar: 19/02/2024 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, sot kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar një video- incizim, ku shihej një armë zjarri.

Sipas Policisë, në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me katër fishek.

“Ndërsa, pas intervistimit i dyshuari A. S., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës.” – thuhet në njoftim.