Fotografja Ivette Ivens, nga Çikago ka menduar për një ekspozitë të veçantë.
Ajo ka marrë foto të nënave të ndryshme duke u dhënë gji foshnjave të tyre.
Reagimi ka qenë emocional, duke bërë që disa nga gratë modele të shpërthejnë në lotë kur kanë parë shkrepjet e realizuara.
Ivens, 25 vjeç po planifikon që të publikojë librin e saj Breastfeeding Goddesses, si një mënyrë për të nxitur edhe më shumë ushqyerjen me gji për një kohë të gjatë të foshnjave nga nënat e tyre.