Eksportet shqiptare drejt Kinës, 5,2 miliardë lekë

E publikuar: 02/10/2021 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës në 8-mujorin e këtij viti arritën vlerën 5.2 miliardë lekë, nga 3.2 miliardë lekë të eksportuara në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), të publikuara nga “ATSH”, importet e mallrave arritën vlerën 42.1 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2020-s u importuan 33.1 miliardë lekë mallra.

Sipas INSTAT-it, në muajin gusht volumi i importit të mallrave nga Kina u rrit me 27.3 %.

Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, vlera e të cilave gjatë këtij 8-mujori llogaritet 19.5 miliardë lekë.

Po ashtu tekstile dhe këpucë, me vlerë gati 7.3 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 6.1 miliardë lekë dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 3.5 miliardë lekë. (Elona)