Bukuritë e Shqipërisë, bjeshkët, kanionet apo plazhet e virgjëra janë vizituar pak.
E në këtë mes është edhe gjakovari Nëntor Oseku.
Ai ka një rreth të gjerë shoqëror dhe ata kryesisht e njohin atë për dashurinë e madhe që ka për eksplorimin e vendeve shqiptare.
Ai ka thënë se shëtitjet e tilla që i bën çdo fundjavë nuk kushtojnë shumë.
“Është çlodhje kur shkoj në këto vende për çdo vikend”.
“E bëjë ‘refresh’ jetën time, e unë bëj thirrje që të vizitohet Shqipëria, sepse ka shumë bukuri dhe udhëtimi i tillë nuk kushton shumë”, tha Oseku.
Ai kudo që shkon bën fotografi për të cilat edhe është shpërblyer disa herë rradhazi .