Hulumtuesit kanë gjetur se vezët e ziera, që futen për t’u nxehur sërish në furrën me mikrovalë, eksplodojnë aq vrullshëm sa që mund t’ju dëmtojnë dëgjimin.
Ende nuk ka ndonjë raport konkret, por thuhet se zhurma është e njëjtë si qëndrimi 30 metra pranë aeroplanit, apo nëntë metra pranë ndonjë motoçiklete, transmeton Telegrafi.
Sipas të gjitha gjasave, shtresa e ujit që ndodhet në vezë e nxit shpërthimin, por nuk ka të dhëna të vërtetuara shkencërisht.
Ky eksperiment ishte iniciuar pasi një mysafiri të restorantit, i ka eksploduar një vezë në gojë, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme dhe dëmtim të dëgjimit.
Megjithëse besohej që ai po ankohet vetëm për të përfituar nga kompania e sigurimit, gjykatësi ka kërkuar ndihmën e hulumtuesve.
Për të gjetur ndonjë ndërlidhje, janë ngrohur në mikrovalë 100 vezë të ziera, që ishin krejtësisht të ftohura dhe kanë matur zhurmën në momentin e eksplodimit, që ka dalë të jetë deri në 133 decibelë.
Më poshtë mund të shihni një rast të këtij lloji, ndërsa nuk iu rekomandohet ta provoni në shtëpi, sepse pasojat mund të jetë të konsiderueshme. /Telegrafi/