Ekspert i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka folur në lidhje me takimin e shefit të CIA-s William Burns, me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se takimet e këtij niveli amerikanët i ndërmarrin pasi të jenë harxhuar të gjitha mjetet e diplomacisë së butë.
“Zakonisht, takimet e këtij niveli amerikanët i ndërmarrin pasi të jenë harxhuar të gjitha mjetet e diplomacisë së butë. Është e vështirë tani për të thënë se çfarë është biseduar, por, jemi deshmitarë të një retorike e cila i ngjanë asaj të fillimit të viteve 90 dhe dihet se si ka përfunduar dhe ku ka dërguar kjo retorikë. Zoti Burns, është udhëheqës i një institucioni të paralajmërimit të hershëm, por që në rajon ndodhet për të ju dhënë ballkanikëve vërejtjen e fundit” tha Kajtazoi për “Gazeta Blic”.
Shefi i CIA-s, William Burns, me 20 gusht në Bosnje Hercegovinë u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.
Më 21 gusht i njëjti shkoi në Beograd, por kjo vizitë nuk u konfirmua dhe as u mohua nga zyrtarët në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara sipas REL.
Dje dhe sot ai qëndroi në Prishtinë ku u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.