Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale

E publikuar: 13/01/2025 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticisti mjekoligjor, William Goodwin, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Goodwin po pyetet lidhur me raportet që i ka përpiluar ai.

Ai po jep përgjigje lidhur me gjasat e lidhjes gjenetike mes viktimave në aktakuzë dhe atyre që pretendohet se janë familjarët e tyre.

Eksperti Goodwin ka dhënë dëshmi mbi ekspertizën e tij edhe në gjykimin e Pjetër Shalës.