Zgjanimi i Bashkimit Europian drejt Ballkanit, e sidomos drejt Ballkanit Perendimor – me fokus të veçantë te integrimi i Kosovës, asht në qendër të ligjëratës së mban sot në Prishtinë prof. Sebastian Harnisch nga Universiteti i Heidelberg’ut në Gjermani.
E titullueme “Ballkani dhe procesi i zgjanimit në BE”, ligjërata e sotme mbahet në ambientet e Kolegjit ISBE në Prishtinë në orën 14:00, derisa pritet me interes të veçantë jo vetëm nga studentët, por edhe nga publiku i gjanë.
Sebastian Harnisch asht profesor i Marrëdhanieve Ndërkombëtare dhe Politikës së Jashtme në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Shonqore të Universitetit të Heidelberg’ut në Gjermani.
I lindun në vitin 1967 në Gjermani, Harnisch asht autor i mjaft artikujve, studimeve e librave mbi politikat e jashtme të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkueme, çashtjet europiane, teoritë e marrëdhanieve ndërkombëtare, e deri te mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë dhe çashtja koreane. Ai asht edhe bashkeditor i portalit deutsche-aussenpolitik.de.
Në Maj të vitit 2009, bashkë me BernhardStahl, ai publikoi studimin “Hulumtim krahasues i politikës së jashtme dhe identiteve kombëtare. Bashkimi Europian në konfliktin e 1996-2006 në Kosovë”, ku në mes të tjerash shkruen se mospërfshimja dhe përjashtimi i Kosovës në Marrëveshjen e Dayton’it, ishtë nji nga të metat e shumta e ta randa të kësaj marrëveshjeje, që çoi mandej në veprimet e dhunshme e të pashmangshme të UÇK’s, që kishin për qëllim pamvarsimin e ish-provincës serbe./rrokum/
Eksperti gjerman i marrëdhanieve ndërkombëtare flet për zgjanimin e BE’s drejt Ballkanit
NGA KATEGORIA