Ka vazhduar edhe sot gjykimi në rastin e njohur si MTPT në të cilën është i përfshire ish ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
Në seancën e sotme gjyqësorë, eksperti gjerman i inxhinierisë së ndërtimtarisë, Jurgen , ka deklaruar se në vitin 2012 i ka bërë një ekspertizë rrugës, Ponesh-Zhegovc.
Hutchenrehuther ka thënë se i kanë bërë ekspertizën kësaj rrugë përkundër se nuk i kanë pasur elementet e nevojshme.
Ai ka thënë se për të pasur një raport profesional, fillimisht duhet parë kontratën se sa është përmbushur, pastaj duhet parë kushtet e rrugës dhe projektin e rrugës.
Ai e ka pranuar se asnjërën nga këto elemente nuk i ka pasur.
Eksperti gjerman ka thënë t’i ketë kërkuar prokurorit t’i kenë këto informacione, por ai nuk ia ka dhënë.
Prokurori, sipas tij, ka kërkuar që vlerësimi i rrugëve të bëhet sipas standardeve gjermane. /Indeksonline/



















