Merkur Beqiri, ekspert dhe konsulent ndërkombëtar me përvojë mbi njëzetvjeçare në menaxhimin e të dhënave, përfshirë në shëndetin publik, përmes një grafiku të përditësuar të tijin, të skenareve të parashikimit të përhapjes së koronavirusit, ka paralajmëruar shkaku i ndryshimit të faktorit të “kohës së dyfishimit” (DT), trendi në Kosovë sot qëndron më keq, sesa që ishte javën e kaluar.
Beqiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo gjë tregon që duhet të shtohet kujdesi dhe vigjilenca.
Postimi i plotë:
Sapo përditësova grafin e skenareve të parashikimit për 2 javët e ardhshme.
Kam futur në përdorim edhe faktorin e ‘kohës së dyfishimit’ (DT) i cili dje ishte 10.8 e sot është 8.6 për Kosovë .
Kjo dmth që sot trendi është më keq se sa ishte në javën e kaluar. Pra dyfishimi i rasteve të infektuara ishte më i shpejtë këtë javë se një javë më parë. (8 ditë përkundër 10 ditë më parë) . Përderisa në shumicën e shteteve ky faktor u rrit për të mirë nga dje në sot, tek ne u keqësu sado që pak.
Ky është indikator se duhet të SHTOJMË KUJDESIN dhe VIGJILENCËN
Vetëm kur numri i rasteve të reja të bie në ZERO – do jemi në rrugën e mundjes së epidemisë/pandemisë.