Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor: Nëse Serbia do integrim në BE duhet ta ndalë fushatën e çnjohjes së Kosovës

E publikuar: 09/06/2021 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka vlerësuar se Serbia duhet të tërhiqet nga fushata e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës, nëse do integrim në Bashkimin Evropian.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se është me rëndësi që Palmer dhe Lajçak janë duke bërë presion tek dy vendet që ta vazhdojnë dialogun.

Është shumë me rëndësi që Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak janë duke bërë presion tek dy vendet që ta vazhdojnë dialogun.

Derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaron që “unë besoj në mundësinë e arritjes së zgjidhjes së kompromisit në dialog me Kosovën”, në të njëjtën kohë ai vazhdon fushatën për të bindur vendet tjera që ta çnjohin pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Ben-Meir.