Eksperti amerikan: Në Maqedoni Rusia po lufton kundër Amerikës

E publikuar: 08/03/2016 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti amerikan për Rusinë, Stiven Blenk, vlerëson se vazhdimi i krizës politike në Maqedoni në mënyrë të drejtpërdrejtë e forcon pozicionin rus në Ballkan. Blenk vlerëson se në Maqedoni Rusia po lufton kundër SHBA-ve.
“Rusia e shef Maqedoninë si një fushë-betejë tjetër në Luftën e ftohtë që po e zhvillon me Uashingtonin”, shkruan Blenk.
Mirëpo, ai është një ndër analistët e rrallë perëndimorë, që përkrah ish kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, transmeton Infosot.

Prolongimi i zgjedhjes së qeverisë së re e shton rrezikun sepse progresi i deritanishëm i Maqedonisë nën Gruevskin tregoi se kapitalizmi liberal dhe demokracia mund ta përmirësojnë standardin jetësor dhe të ndihmojnë që të gjendet zgjidhje për sfidat socio-ekonomike. Nga ana tjetër, nga kaosi mund të përfitojë vetëm Moska. Madje edhe nëse Greqia e zbut kundërshtimin e vet ndaj pranimit të Maqedonisë në NATO në samitin e Varshavës në korrik, mungesa e qeverisë legjitime në periudhën pas qershorit do të thotë se vendi nuk ka mundësi të përgatitet rreth vendimit për anëtarësim, që pa dyshim do të jetë në favor të Moskës”, shkruan Blenk.
Sipas tij, Ambasada amerikane në Maqedoni, për shkaqe të panjohura, i përkrahë kërkesat e Zaevit lidhur me zgjedhjet. Në tekstin e botuar në revistën “Hill”, vlerësohet se nevojitet zgjidhje e shpejtë, që do të ishte në interes të politikës së jashtme amerikane.