Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se në Kosovë ka arritur ekipi i ekspertëve zgjedhor nga Bashkimi Evropian.
Daka ka shtuar se ky ekip do të monitoroj procesin zgjedhor në Kosovë.
“Tashmë ka arritur një ekip i ekspertëve zgjedhor nga BE që do të jenë këtu dhe tashmë kanë filluar monitorimin e KQZ para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Daka.
Daka ka shtuar se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me pandeminë nuk kanë mundur të dërgojnë mision sikurse herëve të tjera,transmeton Lajmi.net.
Ajo ka shtuar se grupi i ekspertëve që ka arritur do të hartojë edhe një raport në fund të procesit zgjedhor.
“Me sa e di në fund të marsit do ta kenë një raport lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje”, tha Daka.
Ndërsa, Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces ku i cili pritet që të përfundojë sot.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka bëri thirrje që qytetarët të mos dërgojnë më shumë se një herë emailin, pasi siç tha ajo, secili email do të hapet.