Nga hetimet që po vazhdojnë të zhvillohen në lidhje me rrëzimin e Aeroplanit të Germanwings, ekspertët hetimorë kanë bërë publike një hipotezë të re sipas të cilës, rrëzimi i aeroplanit mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Sipas këtyre ekspertëve, një vendim i vetëdijshëm për vetëvrasje, nga piloti i cili kishe mbyllur derën e kabinës mund të jetë edhe shkaku i rrëzimit të Germanwings Airbus’it.
Këto dyshime, ekspertët i bazojnë në incizimet e zërit brenda kabinës së pilotëve, ku dëgjohet dikush duke i rënë derës me dëshpërim, ndërsa nuk merr përgjigje nga ana tjetër.
Një nga ekspertët hetues i ka thënë AFP’së se askush nuk shkon drejt e në bjeshkë me aeroplan, pa vetëdije dhe pastaj, lënia e bashkëpilotit jashtë kabinës është një arsye më shumë që ekspertët e kanë cekur me publikimin e këtyre dyshimeve./TheIndependent/express/