Ekspertët nga Shqipëria vijnë sot për të mbikëqyrur obduksionin e trupit të Astrit Deharit

E publikuar: 07/11/2016 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja e Astrit Deharit i cili ndërroi jetë para dy ditëve e ka angazhuar si avokat Tomë Gashin. Ky i fundit do ta përfaqësojë familjen Dehari në të gjitha institucionet.

Lajmin e ka konfirmuar vet avokati në një postim në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Express.

Gashi konfirmoi se sot pritet ardhja e ekspertëve të pavarur të aranzhuar nga familja dehari për kryerjen e obduksionit për Astrit Deharin.

Postimi i plotë i Tomë Gashit:

Sot pritet ardhja e experteve të pavarur të kërkuar nga familja e aktivistit të Lëvizjes Vetevendosje, Astrit Dehari, expertet do të asistojnë në obdukcionin në Institutin e Mjekesis Ligjore në Prishtinë.Unë do të perfaqesojë familjen Dehari në të gjitha institucionet./GazetaExpress/