Ekspertët e shohin vështirë të realizueshme ngritjen e cilësisë në arsim

E publikuar: 03/11/2016 07:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është zotuar këtë vit se prioritet do ta kenë ngritjen e cilësisë në arsim. Por, skeptikë rreth arritjes së këtij synimi shprehen ekspertët e arsimit, shkruan sot Koha Ditore.

Madje këto deklarata i quajnë edhe politike pasi, sipas tyre, cilësia e arsimit nuk mund të avancohet brenda një viti.Eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, ka thënë se deklarata të tilla janë përsëritur tash e disa vjet, por gjendja e cilësisë në arsim ka mbetur aspak e mirë.

“Kjo frazë përsëritet qe disa vjet, e ka shpallur ministri Enver Hoxha, e kanë shpallur të gjithë ministrat nga një vit, vit të avancimit të cilësisë në arsim. Edhe kjo tani është një deklaratë politike e cila nuk mund të realizohet, sepse cilësia e sistemit të arsimit në Kosovë është në krizë të thellë në një qark vicioz, ku dalja nga ky qark është shumë e vështirë dhe në mungesë të një vizioni zhvillimor nuk ka gjasa që të ndërpritet ulja e cilësisë së arsimit, e cila është duke ndodhur tani”, ka theksuar ai.