Mirëmbajtësit e botës së egër në Virginia të Shteteve të Bashkuara, kanë shfaqur pamjet e një bolle me dy koka, që e kanë gjetur në oborrin e një shtëpie.
Veterinerët kanë shprehur habi me këtë gjarpër të rrallë, ndërsa ekspertët mbetën të befasuar, pasi për një fenomen të tillë vetëm kishin lexuar në literaturën mjekësore, transmeton Telegrafi.
“Fotografimi i thellë ka treguar se të dy koka i ka të zhvilluara mirë, ndërsa të majtën e ka shumë më dominuese. Madje ka edhe gabzherr, vetëm se pjesët tjera trupore i ka të përbashkëta” thuhet në raportin e ekipit të herpetologëve.
Hulumtimi i bazuar në anatominë e këtij reptili, sugjeron që më e lehtë do ishte për kokën e djathtë të ushqehej, por e ka të pamundur, si pasojë e shkathtësisë së kokës tjetër.
Është shumë e rrallë që një gjarpër kaq helmues, t’i ketë dy koka. Aq më pak një bollë” është thënë lidhur me gjallesën e gjetur para një muaji, që po mbahet në një institut hulumtues.
Shumë njerëz kanë kërkuar ta blejnë, por për shkak se është duke u studiuar çdo lëvizje e bollës, vazhdon të mbetet nën studim.
Megjithëse kafshët që vijnë në jetë me dy koka, ngordhin shpejtë, ky reptil është ende gjallë dhe sipas të gjitha gjasave, do të dërgohet në ndonjë institut arsimor. /Telegrafi/