Ekspertët britanikë i dhurojnë Ukrainës pajisje për asgjësimin e bombave

E publikuar: 29/03/2022 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Brendshme e Ukrainës thotë se forcës së saj policore i janë dhënë pajisje të specializuara nga teknikë britanikë të eksplozivëve, të cilët do t’i stërvitnin ata në Mbretërinë e Bashkuar përpara se Rusia ta pushtonte Ukrainën.

Kompleti përfshin pajisje për neutralizimin e mjeteve shpërthyese dhe kuti të ndihmës së parë.

“Me iniciativën e tyre dhe me shpenzimet e tyre, djemtë nga Britania së bashku me kolegët e tyre mblodhën pajisje për ne”, tha Volodymyr Khomenko, kreu i Shërbimit të Eksplozivëve të Policisë Kombëtare.

“Ne u jemi shumë mirënjohës djemve për ndihmën e tyre”, tha ai.