Ekspertë të OBSH-së vizitojnë Kinën, planifikojnë të hetojnë origjinën e COVID-19

E publikuar: 10/07/2020 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do t’i kalojnë dy ditët e ardhshme në Pekin, për të zgjeruar misionin për hulumtimin e rrënjëve të coronavirusit në Kinë, shkruan Associated Press.

Një veteriner dhe një epidemiolog nesër dhe pasnesër do të tentojnë që të konstatojnë në Pekin se çfarë në të vërtetë ka ndodhur, ku ndër tjera do të diskutojnë për misionet e ardhme me të cilat presin të zbulojnë se si është bartur virusi nga kafshët te njerëzit, thuhet në kumtesën e OBSH-së, transmeton Telegrafi.

Ekspertët besojnë se coronavirusi ka dalë nga lakuriqët dhe nga gjitarët e tjerë që më pas është deri te njerëzit në një treg të kafshëve në Wuhan gjatë vitit të kaluar.

Lajmin për ekspertët e OBSH-së që janë nisur drejt kryeqyteti kinez e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e OBSH-së, Dr. Margaret Harris, gjatë një konference për media në Gjenevë.