Ekspert i kamuflimit, oktapodi ndërron ngjyrën e trupit për t’u mbrojtur (Video)

E publikuar: 10/01/2018 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një oktapod është filmuar nga një zhytës duke ndërruar ngjyrën kjo krijesë në ujë.

Derisa kamera po i afrohej oktapodit, trupi i shndriste dhe tentonte të kamuflohej nga ndonjë sulm i mundshëm, transmeton Telegrafi.

Oktapodi ndihej i kërcënuar me prezencën e zhytësit, dhe kështu derisa ikte ndërronte ngjyrën duke e përshtatur me atë të ambientit në ujë.

Hector Seguin Jr, 52-vjeç, ishte zhytur në pjesën juglindore të Havait, kur vërejti një krijesë që kohë pas kohe ndërronte ngjyrën.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, oktapodët janë shumë inteligjent dhe janë të specializuar në zbulimin e rrezikut që u kanoset. /Telegrafi/