BigDaws TV ka realizuar një eksperiment social, në të cilin ka marrë pjesë një burrë i “verbër” i cili mban në dorë një valixhe me 1 milion dollarë.
Ai shëtiste rrugëve me shkop dhe valixhe, dhe sa herë që ndonjë kalimtar i rastit i kalonte pranë tij, i hapej valixhja nga e cila binin paratë, transmeton Telegrafi.
Natyrisht se bëhet fjala për para të rreme, kurse qëllimi i eksperimentit është ngritja vetëdijes dhe reagimet e qytetarëve.
Edhe pse është besuar se njerëzit do ta shfrytëzojnë rastin që të marrin paratë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, por në fakt ndodhi e kundërta.
Çdo person që ishte pjesë e këtij eksperimenti, i është ofruar burrit të “verbër” për ta ndihmuar në mbledhjen e parave që i binin nga valixhja.
Por, se si kanë reaguar qytetarët, shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/