Një djalë i ri i quajtur Joe e ka kaluar një javë të plotë i vetëm në apartament, pa miq dhe “prezencën” e teknologjisë, duke u pajtuar që të marrë pjesë në një eksperiment social i cili ka për qëllim ta luftoj vetminë.
Joe çdo lëvizje të tij gjatë kësaj jave e ka filmuar me kamerë, dhe kështu të gjithë kanë pasur rastin të shohin se si disponimi i tij po ndërronte me kalimin e ditëve, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në fillim dukej se nuk po i pengonte shumë që ishte vetëm, ai shumë shpejt e kuptoi se nuk ishte edhe aq i lehtë eksperimenti.
Joe e kuptoi se po i “mungon” telefoni mobil dhe shpejt u bë xheloz me fqinjët e tij, të cilët mund të dilnin nga apartamentet e tyre sa herë që ata dëshironin, dhe shoqëroheshin me të tjerët.
Shumicën e kohës ai e kalonte duke shikuar televizion, fjetur dhe ushtruar. Dhe pasi që e kaloi këtë javë, Joe ishte i lirë të largohet nga apartamenti, ku në kontaktin e parë me njerëz takoi një burrë të quajtur Berry.
Ai ishte një burrë pa askënd afër vetes, dhe kështu që situata e Joe ishte për të e përditshme, dhe nuk i dukej diçka e jashtëzakonshme.
Joe shpesh ndihet i vetmuar dhe beson se duhet të sensibilizohet opinioni rreth asaj, se si një numër i madh i personave të moshuar ndihen shpesh të vetmuar.
Statistikat zyrtare tregojnë se më shumë se gjysmë milioni e kalojnë më shumë se një javë, pa askënd afër vetes. /Telegrafi/