Kampionia e Kosovës do të luajë ndeshjen e dytë kthyese kundër Connah’s Quay Nomads, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e parë, Prishtina ka regjistruar fitore bindëse me rezultat, 4:1 në kryeqytet.
Ky rezultat e favorizon skuadrën nga Kosova për t’u kualifikuar në rundin e tretë, ku do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Valur (Islandë) dhe Bodø/Glimt (Norvegji).
Skuadra në krye me Zekrija Ramadanin tashmë ka marrë rrugën drejt Uellsit për ndeshjen që do të zhvillohet nesër.