Një raport i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, i nxjerrë pas sulmit në Kumanovë tregon se disa nga personat që dyshohet se janë përfshirë në sulm e që janë nga Kosova, kanë qenë njerëz të përfshirë në krime dhe kanë dosje në polici.
Sipas Top Channel, transmeton reporteri, Beg Rizaj, që vjen nga Deçani është dyshuar dhe ka dosje për posedim pa leje të armeve, dhe është hetuar për rrëmbim dhe krim të organizuar.
Mirsad Ndrecaj, sipas raportit konfidencial, ka dy raste, njëri për lëndime trupore dhe tjetri për kanosje.
Sami Ukshini po ashtu ka qenë i dyshuar për vepër penale detyrim, haraç, ryshfet dhe lëndime trupore.
Demë Shehu ka qenë i akuzuar në prokurori për posedim të armeve, kërcenim dhe rrëmbim personi.
Për persona të tjerë të arrestuar në Kumanovë, e që janë nga Kosova nuk ka informacione për ndonjë përfshirje në vepra penale. /reporteri.net/
Shikojeni videon nga min e 15:00.