Partia e drejtuar nga Isa Mustafa të hënën do t’i kompletoj të gjitha strukturat e saja partiake. Burime të Gazetës Blic brenda partisë së dytë në vend kanë thënë se të hënën duke filluar nga 16:30, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie për të zgjedhur kryesinë e partisë.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet. Më 6 korrik, nga ora 16:30 mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për ta zgjedhur Kryesinë”, tha ky burim brenda LDK-së.
Sipas këtij burimi, kryetari i LDK-së e ka bërë listën me emra të kandidatëve për anëtarë të Kryesisë, për nënkryetar dhe për sekretar të përgjithshëm, ndërsa të hënën formalisht pritet votimi nga ana e Këshillit të Përgjithshëm.
“Edhe pse në kombinim deri më tani ka qenë edhe kundërkandidatja Vjosa Osmani, duket se Isa Mustafa do ta heq nga lista. Megjithatë, ende nuk është përfundimtare. Ditëve në vijim kjo listë nga rreth 30 kandidatë të mundshëm, do të reduktohet në 21”, tha ky burim.
Sipas këtij burimi, për pozitën e nënkryetarëve, gjasat më të mëdha i ka: Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Sabri Hamiti, derisa për sekretar të përgjithshëm ka një konkurrencë ndërmjet Ismet Beqirit e Arban Abrashit.
Sipas burimeve të Gazetës Blic gjithsejtë në garë për 21 anëtarë të Kryesisë janë 29 kandidatë.
Në vazhdim ju sjellim emrat e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë, të publikuar edhe para disa kohësh nga Gazeta Blic, që sipas burimeve thuajse nuk kanë ndryshuar aspak.
Rajoni i Pejës: Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala ose Armend Zemaj
Rajoni i Prizrenit: Anton Quni, Sali Morina, Sali Asllanaj ose Avdullah Hoti
Rajoni i Mitrovicës: Hysni Gërguri ose Sadri Ferati
Rajoni i Gjilanit: Lutfi Haziri dhe Lirie Kajtazi
Rajoni i Podujevës: Agimi Veliu dhe Skender Hyseni
Rajoni i Ferizajt: Ali Sadriu ose Muharrem Sfarqa ose Blerim Grainca
Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq: Naser Osmani
Rajoni i Prishtinës: Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri
Rajoni i Gjakovës: Teuta Sahatqiu ose Luan Gola
Sfera Biznesit: Nexhat Dumnica ose Fadil Berjani
Femrat: Teuta Rugova, Lirie Kajtazi, Vlora Dumoshi, Teuta Sahatqiu ose Vjosa Osmani!
/GAZETABLIC/