Ekskluzive: Shoqërohet në polici kirurgu dhe bashkëshortja e tij anesteziologe

E publikuar: 20/05/2015 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kirurgu Kushtrim Gashi dhe bashkëshortja e tij anesteziologe, Sebehate Gashi janë shoqëruar në këto momente në polici, pas një aksioni të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Shëndetësor dhe Farmaceutik që ka filluar sot rreth orës 16, raporton “Zëri”.

Aksioni ka përfunduar para pak çastesh, me ç’rast dy punonjësit e Qendrës Klinike Universitare, siç merr vesh gazeta “Zëri”, në këto momente janë në pritje të vendimit për arrest 24 orësh.

Policia e Krimeve Ekonomike dhe Luftimin e Korrupsionit bashkë me Inspektoratin e shëndetësisë i kanë gjetur çiftin duke ofruar shërbime kirurgjike dhe të anestezionit në banesën e tyre në në Prishtinë, pa pasur asnjë licencë pune.

Lajmi është konfirmuar nga Ardita Baraku, kryeinspektor e shëndetësisë, e cila ka nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me atë që kanë gjetur, e as emrat e mjekëve që janë aktualisht në shoqërim policor.

“Është e vërtetë që një kirurg është gjetur duke ofruar shërbime shëndetësore kirurgjike në banesën e tij në Prishtinë, pa pasur licencë pune. Për detaje tjera mund t’iu ofrojmë pasi të përfundoj raporti i Inspektoratit”, ka thënë Baraku.

Sipas saj, të përfshirë kanë qenë inspektorët shëndetësorë, inspektorët farmaceutikë dhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë, burimi i gazetës ka thënë se Inspektorati farmaceutik është kyçur në inspektim, tek pasi kirurgut dhe bashkëshortes së tij, i janë gjetur disa lloje ilaçesh, të cilat besohet se janë vjedhur në institucionet publike shëndetësore, konkretisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020