Imigrimi kaq i madh ne SHBA asht rezultat i politikave amerikane te vizave. çdo vjet, me miliona viza leshohen me afatte perkohshem per punetore, studenta, refugjate, azilkerkues, etj.
Kur nji qytetari te huej i jepet nji Green Card ai fiton keto benefite: per tane jeten me pase te drejte me punue n’Amerike, akses te sigurimi shendetesor, akses te sigurimi social dhe te e drejta me fitue nji dite qytetarine amerikane si dhe sjelljen e familjes ne SHBA.
Simbas politikave federale, qeveria amerikane i ka leshue aprox. 1 milion Qendrime Permanente Legale çdo vjet. Per shembull, Amerika i leshue 5.25 milion Green Card’a ne pese vjetet e fundit.
Nese KOngresi nuk e kufizon kete politike, Amerika ka me ja shtue legalisht popullates se vet 10 milion banore te ri, per 10 vjetet e ardhshme.