Përmes një ceremonie plot surpriza me të ftuar VIP, me familjare dhe miq, çifti përjetoi padyshim një nga çastet që nuk do të harrojnë kurrë.
Por tashmë që gjithçka ka përfunduar Orinda vjen në Express Rozë, për të rrëfyer çdo gjë në lidhje me natën magjike të martesës së saj.
Ato çfarë u panë, ato çfarë nuk u panë bukuroshja e ekranit na i rrëfen ekskluzivisht me sinqeritet dhe mjaft çiltërsi.
Por si vijon marrëdhënia e tyre pas dasmës, çfarë planesh kanë Turi dhe Orinda për të pasur një fëmijë?
Vetëm pak ditë më parë ajo ka nisur në Vizion Plus projektin e saj më të ri “Cover” dhe më pas me projektin “Fustani i Ëndrrave” që pritet të jetë në sezonin e tij të dytë pas këtij projekti të moderatores./Gazeta Express/

















