EKSKLUZIVE: Opozita me plan “krativ” për ta bllokuar sërish Kuvendin!

E publikuar: 14/10/2015 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht pse Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të kontrolloj të gjithë deputetët që hyjnë në seancën e Kuvendit, në mënyrë që të mos bllokohet puna e Kuvendit, partitë opozitare në anën tjetër kanë përgatitur një plan të detajizuar dhe “kreativ”.

Një burim i Gazetës Blic brenda opozitës ka thënë se partitë opozitare: Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë përgatitur një aksion shumë kreativ.

“Asnjë njeri nuk do të preket. Nuk do të ketë dhunë. Do të jetë një aksion tepër kreativ, dhe do të befasoheni se si do ta bllokojmë Kuvendin, pa e prekur asnjë njeri me dorë”, ka thënë ky burim.

Ky burim është shprehu i bindur se kundërpërgjigja ndaj pushtetit do të jetë e befasishme.

“Përkundër që koalicioni janë të bindur se do ta vazhdojnë punën e Kuvendin, ne e kemi planin tonë shumë paqësor, por që do të pamundësoj zhvillimin e punës së Kuvendit”, tha ky burim.

Ky burim nuk ka dhënë detaje tjera, ndërkohë që ka thënë se do ta shihni nesër.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme aktivistët e Vetëvendosjes kanë vazhduar që të gjuajnë me vezë në drejtim të qeveritarëve.

Gjatë paradites së sotme zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ishte viktimë, derisa në mbrëmje u gjuajt edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, por që aktivistët e VV-së nuk arritën ta godasin.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se puna e Kuvendit do të vazhdoj. Madje, ai ka thënë se nëse është nevoja edhe me gaz maska do të vazhdojnë.

Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të mblidhet në ora 10:00.