Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë arritur ta shohin draftligjin për Gjykatën Speciale që e ka hartuar Rusia për t`u votuar në këshillin e sigurimit të OKB-së në rast se Kosova dështon ta miratoj atë.
Klan Kosova merr vesh se drafti në fjalë është shqyrtuar në komitetin e pestë për financa brenda OKB-së.
Në këtë komitet shqyrtohet kostoja financiare në rast se OKB-ja e themelon gjykatën speciale, poashtu sipas burimit qe e ka parë draftligjin në fjalë në OKB- ai përmban në shumë kapituj termin gjenocid.
Ndërkohë, i gjithë ky dokument e rifuqizon rolin e UNMIK-ut dhe rezolutën 1244, derisa nuk ka afat kohor të veprimit .
E krejt, historia e gjykatës parashihet të mbyllet me rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit ku Rusia e ka të drejtën e vetos.