Është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund krizës politike në Maqedoni.
Klan Kosova sjell ekskluzivisht draftin e ujdisë ndërmjet Kryeministrit Nikola Gruevski, kryeopozitarit Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, në dorëzani të Komisionerit për Zgjerim në KE, Johannes Hahn.
Mbtetet e paqartë se kush do të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e parakohshme.
Në llogarinë e tij në Facebook, Artan Grubi, kështilltari i Ali Ahmetit, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet liderëve, por nuk ka dhënë detaje.
Drafti i marrëveshjes politike mes katër liderëve politikë në Maqedoni të cilin e posedon Klan Kosova.
- LSDM kthehet në Parlament,
- LSDM do ta udhëheq komisionin parlamentar anketues për përgjimet,
- Ndërprehet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015,
- Definohet formati i Qeverisë së Gjerë,
- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ketë më shumë kompetenca,
- Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016,
- Integrimi euro-atlantik prioritet,
- Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit,
9.Raporte të mira ndërfqinjesore.
Nëse kjo implementohet, në nëntor hapen negociatat me BE.