Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka përgënjështduar lajmet se deputetët nga Gjilani, nga po kjo parti janë kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, që vetë e kanë votuar dhe janë në koalicion.
Haziri tha ekskluzivisht për gazetën Infosot, se janë unik deputetët e kësaj ane.
Kryetari i Gjilanit, tha se partia që ai bën pjesë, po organizon peticion dhe nuk po e prish koalicionin, që sipas Hazirit ka dallim.
“Lajm i rreme, deputet e Gjilan unik! Nuk po e prishim koalicionin por, po organizojm mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Kuvendi e rrëzon, a jo shihet!”, ka thënë Haziri për Infosot.