Ekskluzive: LDK-PDK dhe AAK afër arritjes së marrëveshjes

20.11.2015 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekskluzive: LDK-PDK dhe AAK afër arritjes së marrëveshjes

Burime të Gazetës Express, në tri kampet politike, kanë konfirmuar se tashmë marrëveshje për zhbllokimin e situatës politike – po shihet në horizont. Në mes të tjerash, parashihen edhe shkarkime.
Situata politike është afër zhbllokimit, pasi që PDK, LDK dhe AAK kanë bërë hapa përafrues më njëri-tjetrin në pikën që partia opozitare kishte më së shumti vërejtje – çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Një burim i Express tha se partitë janë pajtuar që kjo çështje të rrëzohet në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që procesi të nis nga e fillimi.

“Demarkacioni i kufirit është dashur të shkojë në Kuvend për ratifikim. Aty planifikohet të rrëzohet, dhe kështu gjithçka nis nga e para”, ka thënë burimi i Gazetës Express.

Të njëjta burime thonë se ujdia parasheh edhe shkarkimin e Murat Mehës, kreut të procesit për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Express mëson se tashmë janë realizuar bisedat e para telefonike mes palëve. Ekziston edhe opsioni i një takimi mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.

Ndryshe, AAK është në një koalicion politik opozitar me Vetëvendosjen dhe NISMËN. Gazeta Express nuk ka arritur të kuptojë nëse pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë edhe dy partitë tjera opozitare.

“Kjo çështje mbetet të shihet”, tha burimi i Express.

“E sigurt është se pjesë e kësaj marrëveshje nuk do të jetë edhe çështja e Asociacionit – çështje kjo që tashmë po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë burimi i Gazetës Express.

Njëherësh, marrëveshja nuk implikon çështjen e veprave penale të kryera nga deputetët, për cka po ndiqen nga organet ligj-zbatuese.

Gjatë ditës ne do t’ju mbajmë të informuar më gjerësisht rreth zhvillimeve tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

Eksperti amerikan: Thaçi ishte lider i jashtëzakonshëm, duhet të kthehet në Kosovë

Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale

Ali Ahmeti: Shteti ynë mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë, largohet për t’u kthyer në Hagë

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

“Poshtërsi” e quan opozita përpjekjen e Sveçlës për përvetësim të meritave pas raportit të Gallupit

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Do të demaskohej blofi i Putinit

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup