Albin Kurti EU1
Kosova duket se po i kalon përfundimisht kilometrat e fundit të liberalizimit të vizave. Kështu të paktën janë të bindur përfaqësues ndërkombëtarë, shumë të informuar me procesin.
Gazeta 10 ekskuzivisht e ka parë një non paper me hapat dhe skenarët e këtij muaji shumë vendimtar për vizat.
Me 13 tetor tashmë diskutimi për vizat ka hyrë në agjendën zyrtare dhe shtetet anëtare do të diskutojnë dhe më pas deklarohen per procesin e liberalizimit të vizave.Vendimi final, thuhet në dokument, është i lidhur me një sërë hapash tjerë të ndërmarrë nga Kosova dhe Serbia. “Dy ditë më vonë, me 15 tetor, Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel. Ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje që tashmë u është dorëzuar nga Lajçak dhe dy këshilltarët e presidentëve gjerman dhe francez. Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe një garanci për liberalizimin e vizave për Kosovën” thonë burimet ndërkombëtare.Sipas tyre, nëse Kurti e refuzon një gjë të tillë, Kosova nuk do t’i marrë vizat për 5 vitet e ardhshme.
Me 7 dhjetor 2022, është takimi i ministrave të Brendshëm të BE-së, ku pritet të merret vendimi përfundimtar për vizat në rast se gjithçka shkon sipas planit evropian.
Po sipas burimeve, të gjitha këto pika dhe marrëveshje janë pjesë e dokumentit tashmë të dorëzuar tek Kurti dhe Vuçiq.