EKSKLUZIVE: Kjo është drejtoresha e çerdhes ‘’Botanika’’ që u arrestua për dëm financiar prej 100 mijë eurove

E publikuar: 14/05/2025 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person mbi dyshimet për dëme financiare që kapin vlerën e mbi 100 mijë eurove në një institucion parashkollor.

Klankosova.tv, mëson ekskluzivisht, se e arrestuara është Kadrije Asllani.

E njëjta dyshohet se kreu veprën penale, në cilësinë e drejtoreshës së çerdhes ‘’Botanika’’.

Siç mëson klankosova.tv, nga burime ekskluzive, paratë i kanë paguar prindërit e fëmijëve dhe e njëjta i ka fut në subvencion të komunës.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.