Kancelarja gjermane, Angela Merkel jo rastësisht e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa në Berlin, pak ditë para se ajo të filloj një vizitë në Ballkan, ku pritet ta vizitoj Tiranën, Beogradin e Sarajevën. Burime të Gazetës Blic në Berlin kanë thënë se Angela Merkel, si udhëheqësja e një prej shteteve më të fuqishme jo vetëm në Evropë, por dhe me gjerë t’i tregoj Rusisë dhe Serbisë që ajo e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës.
“Përmes kësaj vizite Merkel ka dashur t’u tregoj serbëve dhe rusëve se ajo mbështet shtetin e Kosovës. Qëllimisht pra ajo e ka pritur kryeministrin Mustafa në Berlin, derisa nga data 8 korrik ajo do ta vizioj Beogradin, Sarajevën e Tiranën”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi, do të ishte me e zbehtë vizita e saj në Prishtinë, se sa pritja që sot i ka bërë delegacionit kosovar në krye me Isa Mustafën.
Mustafa në këtë vizitë u prit si burrështetas, me nderime ushtarake.
Gjatë kësaj vizite, Merkel ia dha dy mesazhe delegacionit kosovar, që duhet të vazhdojnë me Beogradin dhe që duhet të themelohet Gjykata Speciale./ Gazeta Blic