Përmes lidhjeve të Erion Velisë Hashim Thaçi, asokohe kryeministër i Republikës së Kosovës i ka dhënë 5.2 milion euro Edi Ramës me qëllim që ky i fundit të fitonte zgjedhjet parlamentare 2013.
Gjatë asaj fushate u pa qartë se Edi Rama kishte dorë shumë të lëshuar për të paguar miliona euro për reklama televizive që shpesh shkonin edhe trefishin e kohës televizive të Berishës.
Mediat elektronike në Shqipëri konfirmuan se PS paguante menjëhere dhe pa problem për spotet televizive ndërsa partitë e tjera, përfshi PD mbetën edhe për shumë muaj pas zgjedhjeve duke shlyer borxhet ndaj mediave vizive.
Kjo ra në sy qartë gjatë dhe pas fushatës elektorale dhe kishte dyshime për para të huaja të financuara në fushatën e PS. Disa analistë dyshuan për para të ardhura nga Erdogani pas qefmbetjes së tij ndaj Berishës që nuk e mbështeti në kursin e tij anti-amerikan. Burime të tjera përfolën për para të pista nga Kosova që financuan fushatën e Ramës ne 2013.
Pas zgjedhjeve të 2013, sapo u bë kryeministër, Edi Rama emëroi kryefinancierin e PS – ish-doganierin Gazheli – si drejtor të përgjithshëm të Drejtorisë së Mbikqyrjes Financiare për Paratë e dyshimta.
Burimet të mirëinformuara që nuk duan të identifikohen për momentin bëjnë me dije se gjysma e kësaj shume të madhe është lëvruar në javët dhe muajt para zgjedhjeve të 2013 përmes një kontrate kinse të rregullt për shërbime që perfton qeveria e Kosovës nga një kompani shumë pranë Ramës, ku punonin familjarë të Veliajt.
Në korrik të vitit 2012 kjo kompani ka marrë financime prej qeverisë së Thaçit për një projekt që nuk kish pse bëhej me taksat e kosovarëve sepse si ligjërisht ashtu edhe financiarisht mbulohej nga institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë
Hetimet për këtë aferë në Shqipëri janë mbyllur pa nisur qysh me emërimin e kryefinancuesit të PS si drejtor për hetimet e parave të pandershme, ndërkaq në Kosovë ato pritet të drejtohen nga EULEX dhe të zbulojnë skemën e qartë të aferës dhe njerëzit që u përdorën për shumat e parave.
Nesër botojmë fakte për këtë lidhje./opozita.com/