Pas bisedimeve maratonike mes partive politike me ndërmjetësimin e komisarit Johanes Han, palët kanë arritur marrëveshje përfundimtare për dalje nga kriza.
Alsat M mëson ekskluzivisht se marrëveshja përmban dorëheqjen e kryeministrit Gruevski në mesin e muajit dhjetor.
LSDM merr ministrin e brendshëm dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, ndërsa në 5 ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë veto-je, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE.
Do të zgjidhet edhe Prokuror special për çështjen e përgjimeve, me konsensus nga 4 partitë, nga 15 shtatori i këtij viti.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 24 prill të vitit të ardhshëm./alsat-m/
Ekskluzive: Gruevski tërhiqet në dhjetor, LSDM merr MPB-në
NGA KATEGORIA