Në Grupin e Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, merr pjesë krah superfuqive të botës.
Ushtria e Republikës së Kosovës do t’u bashkohet ushtrive më të forta për t’i dalë në ndihmë edhe me vepra shtetit nën pushtimin rus, raporton Klan Kosova.
Meqë nuk dërgon dot armatim në Ukrainë, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i trajnojë pjesëtarët e ushtrisë ukrainase në deminim.
Kjo si fillim ngaqë siç mëson ekskluzivisht Klani, si pjesë e programit instruktorë të FSK-së do t’u bashkohen ekipeve trajnuese të Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të programit “Interflex”, që është operacion shumëkombësh i trajnimit të ushtrisë së Ukrainës, që udhëhiqet nga ushtria e Britanisë së Madhe.
Zbarkimi për t’u ofruar ushtarakëve trajnim bazik do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm.
Veç kësaj, Kosova përmes ministrave të mbrojtjes, në takimet e Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, shtet që ende nuk e njeh Kosovën, ka premtuar trajnim edhe për Kërkim-Shpëtim dhe mbrojtje nga materialet kimike e biologjike, si dhe transport të ndihmave.
Kjo do të jetë hera e parë që FSK-ja zbarkon krahë ushtrive tjera për ndihmë ushtarake, ndërkohë që krahë ushtrisë së Mbretit ka shërbyer edhe në ishujt Falklands e më herët në Kuvajt bashkë me Gardën e Iowas.