Rrëfim ekskluziv i Hasim Asllanit, mjeshtrit që e punoni NEWBORN -in me duart e tij, për rrugëtimin e e këtij projekti prej letrës së Fisnik Ismajlit e deri te vendosja në ora 2 të mëngjesit të 17 shkurtit të vitit 2008!
Shkruan Bajrush Morina
Fisnik Ismajli ka ardhë te unë me një copë letër të thejshtë në dorë, pa projekt dhe pa asnjë lekë në xhep – Krejt NEWBORN -i me punë dore e material ka kushtuar 20 mijë euro – Kam dëgjuar se Fisniku ka marrë mbi 100 mijë euro prej Qeverisë – Nuk na ka tregu se ku projekt është ppër Pavarësinë e Kosovës se e kisha punu pa asnjë centë – Fisi ka shkruar vetëm një fjalë në letër, NEWBORN , krejt punët e tjera, prej përpunimit, konstruksionit, ngjyrosjes dhe vendosjes i kemi bërë ne, unë më djemë e me punëtorë të mi”
Hasim Asllani, pronar i firmës Metal Teknika Asllani, flet ekskluzivisht për Botapress, për histroikun e projektimit, përpunimit dhe konstruktimit të NEWBORN -it që I cili sot gjendet para Pallatit të Rinisë në qendër të Prishtinës
Këtu është punuar NEWBORN-i
74 vjeçari që nuk plaket kurrë!
I ka mbushur 74 vjet, por ende është i gjallë në punë, aktiv në menaxhimin e ndërmarrjes dhe “shefi” që vendos për me shumë se 40 punëtorë sa i ka në firmën e tij.
Hasim Asllani ka lindur më vitin 1942 në fshatin Smirë të Vitisë. I mbetur jetim, pa nënë prej moshës 18 vjeçare, ai e mban mend vendlindjen dhe Kosovën kur nuk ka pasur asnjë metër asfalt.
Rrëfimi për jetën dhe zanatin e tij të metalpunuesit ka një histori të gjatë. Por Hasim Asllani flet për një punë të tij të veçantë në jetën dhe në zanatin e tij: Punimin e NEWBORN -it.
Ai për herë të parë për një medium shqiptar tregon të vërtetën e punimit të projektit që simbolizon lindjen e pavarësisë së Kosovës – NEWBORN -it.
Lexojeni rrëfimin ekskluziv të Hasim Asllanit, mjeshtrit i cili e punoi NEWBORN -in.
Fisnik Ismajli ka ardhë një copë letër në dorë dhe pa asnjë lekë në xhep
“Tetë vjet më parë dhe vetëm pak ditë para se të shpallej Pavarësia e Kosovës Fisnik Ismajli ka ardhë në punëtorinë tonë dhe na ka pyetur a mund t’ia konstruktojmë këto shkronja. As nuk ka pasë projekt të detajizuar, as në kompjuter e madje asnjë lekë në xhep. Bile nuk na ka treguar fare se për çka bëhet fjalë”. Kështu e nis rrëfimin e tij Hasim Asllani pronari i kompanisë Metal Asllani, kompani kjo që e ka punuar NEWBORN -in.
Në bisedë e sipër Hasim Asllani shton se Fisniku nuk ka pasur as ide se si duhet të punohen këto shkronja. Nuk i ka caktuar as përmasat e madhësisë e madje as konstruksionin e secilës shkronjë. Të gjitha këto elemente me rëndësi i kemi bërë më projektuesit dhe inxhinerët tanë.
“Ne i kemi caktu dimensionet dhe përmasat e secilës shkronjë, jo Fisnik Ismajli. Pastaj kemi përzgjedhë cilësine e metalit. Pastaj kemi testuar qëndrueshmiërinë e secilë shkronjë qoftë nga erërat e forta apo edhe nga dynjet e njerëzve. Këto gjëra nuk i ka pasë të projektuara në letër Fisniku.
Pasi e kemi punuar një shkronjë, jemi bërë 70-të veta dhe kemi provu a mundemi ta rrëzojmë shkronjën. Nuk kemi mundur. E kemi parë sa është e rezistueshme dhe stabile. Kemi vendosë te secila shkronjë pllakën prej 16 milimetrash të trashë dhe një prej shkronjës peshon diku rreth 3 tonë peshë sepse është me konstruksion te çelikut dhe e mbështjellë me llamarinë për qëndrueshmëri më të madhe ndaj shiut e diellit” shton ndër të tjerash Hasim Asllani.
Nuk e kemi ditur se NEWBORN -i është projekt i Pavarësisë së Kosovës, nuk na ka tregu Fisi (Video)
Ai ia sheh për të madhe “autorit” të NEWBORN -it Fisnik Ismajlit pse nuk u ka treguar se për çfarë projekti bëhet fjalë, se ky projekt i është dedikuar pavarësisë së Kosovës dhe se pavarësisht punës së madhe, tepër të madhe, në kushte deri në minus 20 gradë celsius, duke punuar 24 orë pa ndërprerë, ai do ta punonte këtë projekt pa asnjë centë. Bile kur ka dëgjuar se për këtë projekt Fisnik ismajli ka marrë me qindra e mijëra euro ai është habitur e bile edhe është ndjerë i nënçmuar.
“Fisniku kur ka ardhë nuk ka pasë asnjë cetnë në xhep. Asnjë lekë. Ka kërku që sa ma shpejt që të jetë e mundshme të kryhen punimet. Ne i kemi besu dhe nuk është e vërtetë siç ka deklaru ai se ia kemi kërku veturën “dorëzan”. Kjo është rrenë e tij. Ai nuk është tregu burrë dhe nuk po e thotë të vërtetën. Ne i kemi besu, bile krejt puna dhe material i punës, hekrat, llamarina, ngjryosja etj ka kushtu diku 20 mijë euro. Ai këto para na i ka dhënë gati një vit pas 17 shkurtit të vitit 2008. Bile ne kemi kërku që diku në skaj të një shkronje të vendoset emblema e firmës tonë që të dihet se kush i ka kry punimet por ai nuk ka lejuar. Tash del e më shet mend se gjoja ai e ka punu NEWBORN -in. Jo, Fisnik Ismjali nuk është aspak burrë, është baras me zero. Ai nuk ka dorë në NEWBORN as 10% të punimeve. Vinte herë pas herë jo për të dhënë ndonjë ide por më shumë gjoja ta përcjellë punën.
Ne e kemi projektuar NEWBORN -in, e kemi transportuar me dy kamiona, dhe e kemi vendosur të para Pallatit të Rinisë pas orës 2 të natës, së 17 shkurtit të vitit 2008. Ka qene mraz i madh. Ka pasë shumë njerëz që e kanë përcjellë dhe e kanë përshëndetë punën tonë.
Me një fjalë, Fisi ka shkruar vetëm një fjalë në letër, NEWBORN, krejt punët e tjera, prej përpunimit, konstruksionit, ngjyrosjes dhe vendosjes i kemi bërë ne, unë më djemë e me punëtorë të mi” thotë 8 vjet pas këtij projekti madhështor, Hasim Asllani, pronar i firmes Metal Asllani, në rrëfimin e tij të parë për një medium shqiptar, për Botapress.
Jam krenar që jam autor i NEWBORN-it (Video)
Pavarësisht krejt kësaj unë jam krenar që e kam punuar NEWBORN-in, ka shkruar historia se firma Metal Teknika Asllani e ka punuar,e ka konstruktuar dhe e ka vendosur projektin e Pavarësisë së Kosovës NEWBORN-in midis Prishtine
Sa kushtoi NEWBORN -i
Megjithëse Hasim Asllani thotë se për NEWBORN nga Fisnik Ismajli ka marrë vetëm 20 mijë euro bile me vonesë gati njëvjeçare, ky i fundit, në emër të autorësisë ka vjelur nga buxheti i Qeverisë së Kosovës që atëbotë kryesohej nga Hashim Thaçi, një shumë prej 160 mijë eurosh.
Vetë Hasim Asllani thotë se pas një viti erdhën te unë dhe donin që përmes komunë së Fushë Kosovës t’i rritnin faturat dhe t’i arsyetonin paratë e tyre, thotë në fund të rrëfimit të tij Hasim Asllani, mjeshtri që e konstruktoi, e punoi dhe e vendosi NEWBORN -in ne qendër të Prishtinës