FIFA u ka dhënë dritën e gjelbër pesë lojtarëve që të luajnë për Kosovën
Ankthi për Kosovën tashmë ka marrë fund. Pesë lojtarët, të cilit ishin në ethe se çfarë përgjigje do të marrin para ndeshjen historike me Finlandën, tashmë kanë mësuar fatin e tyre.
Amir Rrahmani, Alban Meha, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani edhe zyrtarisht FIFA u ka dhënë leje që të luajnë për Kosovën, derisa për Valon Berishën e Herolind Shalën,
do të vendoset pak më vonë.
Ata tashmë do të jenë të barabartë me lojtarët tjerë dhe në dispozicion për trajnerin Albert Bunjaki për ndeshjen me Finlandën, i cili tashmë ndihet më i çliruar dhe mund të zgjedh formacionin më të mirë që ka. /Express/