
Prej momentit që kur ka hyrë brenda Big Brother VIP Albania, është munduar të krijojë situata të ndryshme, për të marrë vëmendjen e publikut.
E, me hyrjen e Gjestit brenda shtëpisë, banorja Egli Tako siç duket i ka rënë mendjes dhe pikës, pasi lojën e saj e fokusoi nga një “pëlqim” ndaj konkurrentit nga Kosova.
Mirëpo, burime të sigurta të Gazetës10 pranë aktores, bëjnë me dije që në fakt Egli ka një lidhje dashurie jashtë shtëpisë.
Ajo është në lidhje me një trajner fitnesi, i cili e ka ndihmuar Eglin edhe në fushën e sportit.
Identiteti i të dashurit të Eglit nuk bëhet publik akoma por ajo që dihet është se me Gjestin e ka lojë brenda, duke aktruar sikur ka pëlqim, në mënyrë që të vazhdojë ende të qëndrojë brenda shtëpisë.
Për detaje tjera do iu mbajmë të informuar me kohë!