EKSKLUZIVE, Bahtiri: Të Diellen, me 14 Gusht, largohet barrikada mbi Ibër! (Video)

E publikuar: 11/08/2016 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kalue koha e Komandantave, AKR fiton 20%

Ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli mysafir, ka qene Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, me te cilin u fol ekskluzivisht per cashtjen e rivatilizimit te Ures se Ibrit dhe tema tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=kxr4RqxKGpM
Kryetari i Komunes se Mitrovices ka dhane lajmin ekskluziv se, kete te Diell me 14 Gusht, ka me fillue rivatilizimi i Ures se Ibrit.

“Kushtet per me heke kete barrikade jane permbushe qysh prej vitit 2015”, ka sqarue Bahtiri.

I pari i Mitrovices ka ba me dije gjithashtu se, rivitalizimit te Ures se Ibrit ka me i parapri edhe heqja e disa barrikadave tjera mbrenda Veriut.

Ai ka thane se, Mitrovica aktualisht, asht nji nder qytetet ma stabile te Kosoves.

“E kam heke korrupcionin dhe haraçin, ndersa kriminelet nuk munden me veprue lirshem ma ne Mitrovice”, tha ai, ne Televizionin Rrokum.

Tue fole per zhvillimin ekonomik dhe hapjen e fabrikave, ai ka thane se, ka me hape edhe fabrika tjera, madje edhe ne qytete tjera, pa permend emnin e ndonji qyteti konkret.

Bahtiri ka ba me dije se kane me u gjenerue 3.500 vend te reja me finalizimin e fabrikave te reja.

Bahtiri ka fol ne fund per mundesite e AKR ne zgjedhjet e ardhshme, tue thane se kjo parti ka me i fitue 20% te votave.