Hapja e arkivave të Gjykatës Speciale, mbas nji periudhe kohore, si dhe mosgjykimi mbi bazën e deshmitarëve anonimë, janë probleme që po diskutohen ndërmjet dy lidereve, Kryeministrit Isa Mustafa dhe zavendesit te tij, Hashim Thaçi me përfaqësuesit nderkombëtarë.
Kështu i ka thanë Televizionit Rrokum nji burim i naltë mbrenda PDK, ndërsa ka pohue se tashma janë numrat për me i dhanë dritën e gjelbërt amandamenteve kushtetetuese.
Simbas ketij burimi, fjala asht mos me u persëritë përvoja e hidhun e rasteve Drenica 1 dhe Drenica 2, kur t’akuzuemit u denuen me deshmi të deshmitarëve anonimë për vrasje të supozueme, e viktimave nuk ju tha as emni.
Po ashtu, deputetët e PDK i kanë kerkue liderit të tyne Hashim Thaçi, që arkiva e Speciales me pasë të drejtë me u hapë mbas nji kohe, për me u mesue se në bazë të cilave deshmi, prova e fakte janë gjykue individët.
Nëse arrihet me u dakordue me BE’n për keto dy pika, atëherë Qeveria i riprocedon të Premten, me 31 Korrik, amendamentet në kryesinë e Kuvendit.
Por, nëse kjo nuk arrihet, atëherë të Hanën e ardhshme, me 3 Gusht, në mbledhje të jashtëzakonshme i riprocedon direkt në Kuvend.
I njajti burim thotë se afati i fundit për Kosovën asht që kjo punë me u krye deri në fillim të Shtatorit, mbasi në mbledhjen e Keshillit të Sigurimit me 20 Shtator, Rusia mundet me iniciue procedurat për themelimin e Speciales.