Ekskluzive/ Anjeza Shabani në gjykatë: Jam mirë! “Bravo bab, e fortë të bëhesh” (VIDEO)

E publikuar: 23/06/2016 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administratorja, njëherësh edukatore e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani, ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës aty ku do të njihet me masën e sigurisë për skandalin që shpërtheu brenda këtij institucioni, me dhunën makabre nga ana e saj të një fëmije të mitur vetëm 3-vjeçar.

Ajo është sjellë në ambientet e gjykatës me një furgon policie, ndërsa babai i saj e ka pritur jashtë ambienteve të gjykatës për t’i qenë pranë. Ai është i vetmi i afërt që është parë nga gazetarët pranë gjykatës, ndërsa prania e bashkëshortit të Anjeza Shabanit, nuk u vu re.

Me mbërritjen e saj, babai ka hipur në kangjellat rrethuese të gjykatës për të përshëndetur vajzën e tij dhe për t’i dhënë zemër në këtë proces të parë gjyqësor ndaj saj. AI është personi me bluzë të verdhë i cili shfaqet në këtë video ekskluzive të Express. Ndërsa Anjeza Shabani nuk është filmuar mirë nga kamera amatore, dëgjohet zëri i saj teksa zbret nga furgoni i policisë dhe thotë “Jam mirë bab”. Ndërkohë babai i saj dëgjohet t’i thotë “Bravo bab, e fortë të bëhesh”.