EKSKLUZIVE || Albin Kurti mund të lirohet shumë shpejt. Situata në Kryeqytet e tensionuar!

E publikuar: 13/10/2015 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i arrestuar para pak orësh, mund të lirohet shumë shpejtë. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime ndërkombëtare në Prishtinë. Sipas këtyre burimeve ndërkombëtarët mund të intervenojnë për lirimin e tij, në mënyrë që të qetësohet situata.

“Për shkak të rrezikut të eskalimit të situatës, mund të intervenoj bashkësia ndërkombëtarë që të lirohet Albin Kurti dhe kësisoj të qetësohet situata”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic burime ndërkombëtare.

Përndryshe policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit të cilët kanë gjuajtur gurë në drejtim të stacionit policorë, duke kërkuar lirimin e Albin Kurtit. Në rendin e parë të protestuesve po qëndron edhe Visar Ymeri.

Gjithçka ka filluar me arrestimin e Albin Kurtit nga policia e Kosovës, që sipas Glauk Konjufcës ka ardhur pa flet arrest. Janë më shumë se 100 protestues para hyrjes së stacionit policor, duke u përleshur me policinë.

Policia po përdorë gaz lotsjellës dhe sprej kurse protestuesit po përgjigjen me gurë, njofton Klan Kosova. Pjesë e protestës janë edhe kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. /Gazeta Blic