Ekskluzive: Adelina Ismaili do të lind djalë

E publikuar: 27/01/2017 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nder ikonat e muzikës sonë pop, Adelina Ismaili, pritet që në jetë të sjell një djalë

Këtë e kanë konfirmuar për Express burime shumë të afërta pranë këngëtares.

Lajmin për gjininë e bebes, Adelina e ka marrë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se çifti janë të lumtur për fëmijën e tyre të parë, derisa kërkojnë që gjatë këtyre muajve të respektohet në maksimum privacia e këngëtares.

Adelina është martuar me Val Krasniqin, një afarist shqiptarë në Zvicër.

Në këtë shtet këngëtarja edhe është duke jetuar, derisa ajo kishte depertuar edhe  tregun e huaj, kur kishte bashkëpunuar me këngëtarin francez Faudel, një këngë që kishte pasur sukses të madh në Zvicër.

Ajo pritet që ti kthehet muzikës menjëherë pas lindjes. /GazetaExpress/