Sport

Ekskluzive: 27 vjet nga tragjedia e ‘Hillsborough’

15.04.2016 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Klubi i Liverpoolit do ta kujtoj 15 Prillin si një ditë fatëkeqe, pasi 27 vite më herët ndodhi tragjedia e cila u quajt si tragjedia e ‘Hillsborough’. Incidenti ndodhi më 15 Prill 1989 në stadiumin ‘Hilllsborough’ të Sheffield. Gjatë ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup ndërmjet Liverpoolit dhe Nottingham Forestit, një dëshirë e fortë njerëzore rezultoi me vdekjen e 96 njerëzve dhe plagosjen e 766 të tjerëve. I gjithë faji i kësaj tragjedie shkon për policin të cilët lejuan të hynin shumë tifozë, me ç’rast ndodhi edhe tragjedia e cila konsiderohet si njëra nga fatkeqësitë më të mëdha në futboll. Në atë kohë, gjysmëfinalja e FA Cup u vendos të luhej në stadium neutral. Për vitin 1989, Federata Angleze zgjodhi Hillsborough [stadium i Sheffield Wednesday] për ndeshjen me Liverpool dhe Nottingham. Siç është standarde në Angli, tifozët vërshuan në stadium. Tifozët e Liverpool qëndronin në pjesën Leppings Lane. Hyrja në atë pjesë ishte e mundur vetëm përmes një pjese të vogël, gjë që nuk u respektua. Sipas kësaj, shefi i mbikëqyrjes së stadiumit, David Duckenfield oficer i lartë i policisë dhe përgjegjës i ndeshjes urdhëroi hapjen e një porte të re. Porta u hap, stadiumi u mbush më shumë nga ç’duhej. Në vitet e mëparshme porta që u hap, ishte e mbyllur dhe ruhej nga policia. Megjithatë, në këtë rast porta ishte pa asnjë polic, transmeton Veqsport. Fluksi i madh për ta shikuar ndeshjen solli edhe tragjedin. Mbështetësit brohortnin pa pushim derisa filluan të bien njëri pas tjetrit. Pas gjashtë minutave, ndeshja u ndërpre. Për t’i ndihmuar të plagosurit, mbështetësit i hoqën reklamat për t’i mbajtur të plagosurit dhe t’i dërgonin në emërgjencë, pastaj pasuan edhe ambulancat. Nga 96 njerëz që kanë vdekur, 14 u shtruan në spital. Kur kryetari i FA vizitoi vendin që ndodhi aksidenti, në mënyrë të gabuar Duckenfield pohoi se mbështetësit kishin ”nxituar” të hynin nga porta [një gënjeshtër e qartë nga ana e mbikëqyrsit të stadiumit]. Hetimi i gjatë në vitet 1990, raporti Taylor konkludoi se ”arsyeja e tragjedisë ishte dështimi i kontrollit policor”. Gjetjet e raportit rezultoi në eleminimin e shumë tarracave në stadiumet e futbollit si në: Uells, Skoci dhe Angli. Në përvjetorin e 20-të të katastrofës, ministri i qeverisë, Andy Burnham thërriti të gjithë policët, ambulancët që ishin të pranishme dhe të gjitha agjencitë tjera publike – për të lëshuar dokumente që nuk janë në dispozicion për gjykatësin, Taylor në vitin 1989.
Ky veprim çoi në formimin e Panelit të Pavarur të Hillsborough, i cili në shtator 2012 arriti në përfundimin se asnjë tifoz i Liverpool nuk ishin përgjegjës për vdekjen, dhe se përpjekjet janë bërë nga autoritetet për të fshehur atë që ndodhi, duke përfshirë edhe ndryshimin nga policia e 116 deklaratave që kanë të bëjnë me katastrofën. Faktet në raport i bën që shumë zyrtarë të lartë të kërkonin falje; Kryeminstri David Cameron; Shefi i Policisë së Jugut Yorkshire, David Crompto; Kryetari i FA, David Bernstein; dhe Kelvin MacKenzie; si dhe krye-redaktori i The Sun. Në Shtator 2012, Paneli i Pavarur i Hillsborough arriti në përfundimin se deri në 41 nga 96 viktima mund të ishin shmangur po të kishin marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor. Raporti zbuloi “dështimet e shumta” nga shërbimet e tjera emergjente dhe organet publike që kanë kontribuar për numrin e të vdekurve. Në përgjigje të raportit të panelit, Prokurorit të Përgjithshëm në Angli dhe Uells, Dominic Grieve, konfirmoi se do të marrë në konsideratë të gjitha dëshmitë e reja për të vlerësuar aksidentin nëse ishte në të vërtetë aksident. Më 19 Dhjetor 2012 një juri e re është krijuar në Gjykatën e Lartë. Sot e kësaj dite, nuk ka asnjë fajtor të dënuar pavarësisht shumë deklaratave nga zyrtarë të shumtë. Tifozët e Liverpoolit dhe familjet e viktimave po shpresojnë në zbardhjen e rastit pas 27 viteve

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore